Mendoni të antarësoheni në shoqatën tonë?

Ju lutemi lexoni këtë së pari:

Çfarë përmbledh statuti?

Dispozitat e përgjithshme:

Anëtarët e shoqatës mund të jenë: persona fizikë, shqiptarë ose me origjinë shqiptare, që jetojnë Hollandë, të cilët pranohen të bëhen anëtare nga bordi drejtues. Bordi drejtues i përmbahet kodit të etikës të jetë I paanshëm përsa I përket preferencave dhe përkatësisë politike, fetare, etnore, kombëtare apo seksuale të anëtarëve të rinj që duan t`I bashkohen shoqatës. Anëtarët mbështetës dhe donatorët jo domosdoshmëerisht duhet të jenë shqiptarë ose me origjinë shqiptare. Në rast mos pranimi nga bordi, atëhere kjo si procedurë i kalon mbledhjes së përgjithshme të anëtarëve, të cilët marin në diskutim dhe vendosin nëse anëtaret ne fjale do pranohen ose jo. Anëtarësia është personale dhe nuk delegohet në persona të tjerë. Anëtarëve u kërkohet të paguajnë kuota mujore dhe të veprojnë në përputhje me statutet dhe rregulloret e shoqatës.

Llojet e anëtarëve

Shoqata ka lloje të ndryshme anëtarësh:

  • Anëtarë te zakonshëm
  • Anëtarët e mitur
  • Anëtarë Nderi
  • Donatorë
  • Anëtarë mbështetës

Anëtarët e mitur janë nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç (18). Ata mund të bashkohen në shoqatë vetëm me pëlqimin e përfaqësuesve të tyre ligjorë. Anëtarët e mitur nuk kanë të drejtë të votojnë. Anëtarësimi i një anëtari të mitur kalon automatikisht në anëtarësim me të drejta të plota (përfshirë dhe ato votuese) kur anëtari i mitur mbush moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç.

Anëtarët e Nderit janë ata/ato persona që kanë demonstruar mbështetje të veçantë dhe prandaj prezantojnë merita të jashtëzakonshme për shoqatën ose brenda rregullores së shoqatës dhe që, me propozimin e bordit, vendosen të quhen anëtarë nderi nga mbledhja e përgjithshme.

Donatorët janë anëtarë ose jo anëtarë që dhurojnë mbështetje financiare për shoqatën , përveç kontributit të detyruar. Shuma minimale që duhet të dhurohet për t’u konsideruar dhurues përcaktohet nga mbledhja e anëtarëve të përgjithshëm. Donatorët përmenden gjatë mbledhjes vjetore të anëtarëve. Donatorët nuk kanë të drejtë të votojnë. Për vitin 2020, shuma minimale që do të dhurohet është vendosur në 250 €. (Si shoqatë jemi natyrisht të lumtur me të gjitha donacionet financiare, sepse edhe shuma më të vogla sjellin ndryshim dhe mbështetje).

Anëtarët mbështetës janë persona fizikë me prejardhje jo shqiptare, miq dashamirës të kombit shqiptar, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në shoqatë ose të marrin pjesë në aktivitete kulturore shqiptare. Anëtarët mbështetës nuk kanë të drejtë të votojnë.

Anëtarët e zakonshëm janë të gjithë anëtarët e tjerë. (persona fizikë me origjinë shqiptare, që jetojnë në Hollandë)

Cilat janë të mirat tuaja nëse bëheni anëtar?

Le të jemi të sinqertë. Në këtë shoqëri ku jetojmë, jemi mësuar të mendojmë përsa i përket përfitimeve. Çfarë dobie ka nëse investoj ose kontribuoj për diçka, siç është anëtarësimi? Ne si shoqatë mendojmë t’u ofrojmë zbritje ose privilegje në krahasim me personat që nuk janë anëtarë. Në rastin e shoqatës sonë, është e nevojshme të marrim një mendim më të nuancuar të të qenit anëtar me të drejta të plota. Një përfitim i madh për të gjithë, natyrisht, është se ne jemi të bashkuar si komb. Përfitimet e tjera qëndrojnë më shumë në planin social e shpirtëror sesa në atë financiar. Ne ofrojmë një numër përfitimesh për llojin e anëtarit.

Për anëtarët e zakonshëm:

  • Jeni të ftuar në të gjitha aktivitetet e shoqatës të organizuara për anëtarët e zakonshëm.
  • Në disa festa ju merrni një zbritje në biletën tuaj të hyrjes në krahasim me ata/ato që nuk janë anëtarë/e.
  • Ju merrni pjesë falas në takime të tjera të organizuara për anëtarët.
  • Ju jepet e drejta të ndikoni në atë që ne bëjmë nëpërmjet të drejtës suaj për të votuar në mbledhjet e anëtarëve si dhe nëpërmjet pjesëmarrjes në komitete të ndryshme.
  • Ju mund të regjistroheni në faqen tonë të internetit për të parë dokumentet e besuara, statutet, procesverbalet dhe planet.
  • Ju nuk jeni më të izoluar në qytetin tuaj. Ju bëheni pjesë e një rrjeti shqiptarësh, anëtarët e të cilit jetojnë në qytete të ndryshme të Holandës. Ne ju vendosim në kontakt me shqiptarë apo dashamirës të shqiptarëve që jetojnë në zonën tuaj. Ne jemi si një familje e madhe për njëri-tjetrin.
  • Ju kënaqeni me aktivitetet kulturore në gjuhën shqipe që nuk do të organizoheshin në Hollandë pa shoqatën tonë.
  • Ju ndihmoni t’u percillni vlerat dhe kulturën tonë fëmijëve tanë.
  • Ju jeni të vetëdijshëm që pa mbështetjen tuaj nuk do të organizoheshin shumë aktivitete argëtuese dhe kjo ju bën të lumtur dhe krenar.

Për anëtarët mbështetës:

  • Ju jeni të ftuar në të gjitha aktivitetet e shoqatës te organizuara per anëtarët e rregullt dhe anëtarët mbështetës.
  • Në disa festa do të merrni një zbritje në biletën tuaj të hyrjes në krahasim me anëtarët që nuk janë mbështetës.
  • Ju merrni pjesë falas në takime të tjera te organizuara për anëtarët dhe anëtarët mbështetës.
  • Ju bëheni pjesë e një rrjeti shqiptarësh dhe holandezësh te cilët njohin vlerat kuturore shqipëtare dhe rëndësinë e të qenurit shqiptar. Ne jemi si një familje e madhe për njëri-tjetrin.
  • Do të mësoni më shumë për kulturën shqiptare duke marrë pjesë në aktivitete që nuk do të organizoheshin në Hollandë pa shoqatën tonë.
  • Ju do të jeni të lumtur që mund të kontribuoni në ruajtjen e vlerave kulturore të një grupi të vogël të popullsisë në Hollandë, i cili nuk mbështetet financiarisht nga qeveria Hollandeze, por vetë-organizohet.

Për Donatorët

  • Ju shikoni që një komunitet lulëzon përmes kontributit tuaj.
  • Do të krijoni njohje me anëtarë të ndryshëm të shoqatës.
  • Do te merrni vazhdimisht mirënjohje për atë çka ofroni.
  • Ju gjithmonë merrni pjese falas në festimet tona.
  • Ju merrni një vend premium në festimet tona.
  • Do të emëroheni në bord për titullin e anëtarit të nderit.
  • Ju keni të drejtë të mbeteni anonim si dhurues nëse dëshironi.

Kontributi

Kontributet për vitin 2023 dhe 2024 janë përcaktuar si më poshtë:

  • Anëtarët e zakonshëm: 60 € në muaj.
  • Anëtarët e mitur: Falas
  • Anëtarët e nderit: nuk do të përjashtohen nga tarifa e tyre normale e anëtarësimit.
  • Donatorët: Falas
  • Anëtarët mbështetës: 3 € në muaj

Pagesa

Për arsye administrative kërkohet që të paguani kontributin vjetor në një këst. Në një situatë të jashtëzakonshme, dhe me lejen e bordit, kjo mund të ndryshohet.

Ju lutem transferoni shumën e kontributit tek llogaria bankare e shoqatës: NL25INGB0006642324 në emër të: Shoqata Shqiptarët në Hollandë.

Ju lutem llogarisni muajin në të cilin bëheni anëtar si pjesë të pagesës. Nëse regjistroheni si anëtar në 20 korrik 2020, do të përfshini gjithashtu kontributin e Korrikut në shumën e duhur.

Bordi është i autorizuar, për shkak të rrethanave të veçanta, t’i japë një anëtari një përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga pagimi i tarifave të anëtarësimit në çdo vit.

Anullim i anëtarësimit?

Ne nuk mund ta imagjinojmë, por nëse dëshironi të përfundoni anëtarësinë tuaj, ju lutemi dërgoni një mesazh me e-mail në secretaris@albanezen.nl , duke dhënë dharsyen e anullimit. Ju lutemi lexoni gjithashtu se çfarë thonë artikujt për përfundimin, të drejtat dhe detyrimet që lidhen me të.

Comments are closed.

Close Search Window