Shoqata “Shqiptarët në Hollandë” do të dëshironte që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Hollandë të bashkohen e të ndjehen pjesë e një komuniteti që ndjek misionet e mëposhtme:

  • Zgjerimin dhe forcimin e lidhjeve midis shqiptarëve që jetojnë në Hollandë përmes veprimtarive kulturore të bazuara në traditat shqiptare;
  • Ndërtimin e një rrjeti që promovon mirëqenien dhe përparimin e komunitetit shqiptar në Hollandë;
  • Integrimin e shqiptarëve në Hollandë përmes ndarjes së informacioneve (në mënyrë jo-formale), nga anëtarët dhe përvojat e tyre në fusha të ndryshme, për shembull në fushat juridike, financiare, të shëndetit dhe imigracionit;
  • Ruajtjen e gjuhës shqipe, e historisë, e kulturës, e muzikës dhe traditave shqiptare;
  • Lobimin si një komunitet shqiptar, në përpjekje për përmirësim te mirëqenies tonë të përbashkët në Hollandë;
  • Të bëjë gjithçka që është e nevojshme, brenda kufijve të ligjit, për të promovuar dhe avancuar misionin e mësipërm;
  • Promovimin e kombit shqiptar në Hollandë për të përmirësuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo të drejtëpërdrejtë imazhin e kombit shqiptar;
  • bashkëpunimin me shoqatat Hollandeze dhe organizata të tjera kombëtare ose të huaja që i shërbejnë qëllimit të shoqatës;
  • kryerje e çdo gjëje që lidhet me ose të jete e favorshme për misionin.

Realizimi i misionit 

Shoqata përpiqet të arrijë këtë qëllim nëpërmjet:

  • organizim takimesh kulturore, bisnesi, sociale për shqiptarët
  • organizim aktivitetesh festive
  • Organizim aktivitesh për grupemosha te ndryshme si fëmijë, gra ose burra.
  • Duke ftuar personalitete shqiptare që mbështesin me kontributin, dhe praninë e tyre në arritjen e qëllimeve të mësipërme.

Comments are closed.

Close Search Window