Shoqata “Shqiptarët në Hollandë” lindi nga dëshira e një grupi shqiptarësh që jetojnë në Hollandë, për të forcuar lidhjet me njeri tjetrin nëpërmjet veprimtarive kulturore të bazuara në traditat shqiptare. Grupi e shikon të nevojshme mirëmbajtjen aktive të kulturës shqiptare brenda shqipëtarëve që janë vendosur në Hollandë dhe në të njëjtën kohë dëshëron t`u transmetojë vlera kulturore dhe fëmijëve të tyre të lindur në Hollandë. Ky grup ka dëshirë të krijojë një komunitet.

Shoqata ka përqasje kulturore dhe mirëpret të gjithë ata/ato që janë shqiptarë ose me origjinë shqiptare dhe që e shikojnë veten që përmbushin këto kushte. Nuk ka rëndësi nëse rrënjët tuaja shqiptare janë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Kosova. Ju jeni të mirëpritur tek ne!  Nëse  “zemra” juaj është shqiptare.

Partneri ose të njohurit tuaj hollandezë që janë të angazhuar dhe kanë interesa për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar që jetojnë në Hollandë, janë gjithashtu të mirëpritur si anëtarë mbështetës.

Megjithëse grupi kryesor ka vite që organizon aktivitete kulturore, shoqata u themelua zyrtarisht në 16 tetor 2019. Bordi i parë përbëhej nga Znj. Polikseni Loman si kryetare, Xhevat Ilazi si sekretar dhe Sabrije Gashi si llogaritare. Të tre drejtuesit e bordit kanë autorizime të barabarta.

Ju mund të lexoni më shumë rreth objektivave të organizatës në faqen “Misioni”.

Shoqata “Shqiptarët në Hollandë” është e regjistruar në Dhomën e Tregtisë në Leiden me numër: KVK 76128172.

Shoqata “Shqiptarët në Hollandë” nuk ka qëllime tregëtie apo biznesi. Shoqata do të donte të merrte statusin ANBI, pasi shoqata nuk ndjek asnjë objektiv komercial.

Comments are closed.

Close Search Window