Mirësevini!

Mirësevini në faqen e internetit të shoqatës sonë!

Ne jemi një grup shqiptarësh që jetojmë për një kohë të gjate në Hollandë. Ne menduam se është bukur dhe njëkohësisht e nevojshme të bashkohemi në shoqatën “Shqiptarët në Hollandë”, një shoqatë ku të gjithë shqiptarët janë të mirëpritur. Miqtë dhe bashkëshortët tanë holandezë që jane të interesuar dhe lidhur me Shqipërinë janë gjithashtu të mirëpritur.

Pavarësisht sa mirë ndiheni këtu në Hollandë, ju ashtu si kurse dhe ne dëshironi më shumë kontakte me bashkatdhetarët e tjerë; a do të dëshironit të shijoni një valle shqiptare, ose shijen e nje byreku këtu në Hollandë. Ne deshirojmë t’i përlehtësojme këto dëshira. Ne dëshirojmë të lidhnim dhe krijojmë mundesi lidhjesh në rrjetin tonë, në mënyrë që jetesa e shqiptarëve në Hollandë të përmirësohet në të gjitha aspektet e saj. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet të investojmë për këtë së bashku. Siç thotë edhe një proverb shqiptar:

‘Gur-Gur behet mur; Mur-Mur behet kalaja.’

Jeni të mirëpritur! Ejani të ndërtojmë bashkë një jetë më të pasur kulturore jo vetëm për veten tonë por gjithashtu edhe për tua kaluar dhe që tua lëmë fëmijëve tanë. Kurioz se si mund të bëheni anëtar? Shkoni për të marre më shumë informacion tek faqja Anëtarësimin. Anëtarësimi.

Nëse keni pyetje në lidhje me shoqatën ose nëse dëshironi të na kontaktoni, ju lutemi lini një mesazh. Ne do t’ju kontaktojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Mund të na kontaktoni edhe me postë elektronike.

secretaris@albanezen.nl

    Comments are closed.

    Close Search Window