PETITIONI PER NDËRPRERJEN E FLUTURIMEVE DREJPËRDRET TIRANË-AMSTERDAM

Në fund të shtatorit 2019, erdhi lajmi që Transavia kishte vendosur të ndalonte me fluturimet e drejtpërdrejta Amsterdam-Tiranë. Transavia ishte e vetmja linjë ajrore me fluturime të lira dhe drejtpërdrejta. Komuniteti shqiptar e shikoi me keqardhje vendimin sepse jo vetëm që pengonte zhvillimin e turizmit në Shqipëri, por fluturimet drejt "atdheut" tani do të bëheshin përsëri me transferime të shumta. Për më sipër, çmimet e biletave të fluturimeve me kompanitë e tjera janë shumë më të larta.

Shoqata jonë në bashkëpunim me botuesin Skanderbeg books, dhe një numër miqsh të njohur holandezë të kombit shqiptar, formuan një komitet përfaqësimi dhe filluan një peticion për ruajtjen e fluturimeve të retpërdrejta.

Me 1.859 nënshkrime të mbledhura, një numër i anëtarëve të komitetit të shoqëruar edhe nga disa simpatizantë nga Shqipëria vizituan selinë e Transavia në Amstelveen më 1 dhjetor 2019. Drejtori i Tregëtisë Erik Jan Gelink dhe Menaxheri i Planifikimit të Rrjetit, Oliver Neëton dëgjuan me vëmendje argumentet tona për rëndësinë e ruajtjes së linjës direkt dhe morën në duar peticionin me 1.859 nënshkrime.

Fatkeqësisht, Transavia nuk mund të devijonte nga planet e saj. Gelink dhe Neëton shpjeguan pse ata do të ndalonin me fluturimet. Arsyeja ishte thjesht për arsye ekonomike. Fluturimet - megjithëse me një normë të lartë të okupimit (të paktën 90%) – kishin rezultuar të mos jenë fitimprurëse. Transavia kishte eksperimentuar me rritje të çmimit  të biletave dhe kishte arritur në konluzionin një taktike e tillë nuk ishte si mundësi. Ne kishim shpresuar se në vitin 2020 do të kishte akoma fluturime të Transavias nga Eindhoven ose Haga / Roterdam, por edhe kjo doli e parealiseshme. Transavia qëndroi në vendimin e saj dhe ndaloi fluturimet për në Tiranë. Vetëm kur te hapet aeroporti në Lelystad në të ardhmen, do të lindë një situatë e re e mundshme për Transavian. Një rezultat shumë zhgënjyes. Transavia konfirmoi se vendimet e saj janë per ndalimin e fluturimeve ishin thjesht ekonomike, por gjithashtu vlerësuan pasionin me të cilin ne filluam këtë peticion.

Previous Next

Comments are closed.

Close Search Window