DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS

Gjatë regjimit komunist, kishte vetëm një datë që gratë në Shqipëri mund të festonin: 8 Mars! Për ne gratë shqiptare 8 Marsi nuk ishte vetëm dita ndërkombëtare në të cilën gratë luftuan për të drejtat e tyre, por edhe dita në të cilën ne festonim Ditën e Nënës dhe të gjitha rolet e tjera të jetës femërore si ditën e gruas në marrëdhënie pune, gruas shtëpiake, ditën e Motrës, gjyshes, tezes/hallës etj. Ne e festonim atë me muzikë, valle dhe dhurata. Kështu ndodhi edhe më 8 Mars 2020 në Utrecht, për të dytën herë bërë të mundur nga Klarita-fit në Utrecht. Festa jonë u bë edhe më e bukur kur një grup i grave shqiptare, që jetojnë në Gjermani, anëtare të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, na nderuan me vizitën e tyre. Sa e bukur është të festojmë së bashku në këtë mënyrë. Ne mezi presim bashkëpunim të mundshëm reciprok në të ardhmen.

Previous Next

Comments are closed.

Close Search Window